Design By Argjend Kasumi
Messi:E Dua Realin E Madridid
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka mohuar se ekipi varet nga ai, duke deklaruar se e gjithë skuadra është e aftë të shënojnë gola. Argjentinasi ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje në La Liga.
“Nuk është e vërtetë se ata janë të varur nga unë. Ne të gjithë jemi njëjtë të rëndësishëm. Në çdo ndeshje, ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë, dhe kështu do të bëjmë në ndeshjen e radhës. Askush nuk është i pagabueshëm”.
“Mendoj se luajmë futboll të mirë dhe e kemi kaluar periudhën e dyshimit, e cila është e rëndësishme kur fillon sezonin e ri. Për më tepër, ne kemi pasur shumë lëndime dhe kjo e ka thyer grupin ca, por ne kemi një skuadër të mirë dhe asnjë fatkeqësi nuk është shumë dëmtuese”.
Me shtatë golat e shënuar në tetë ndeshje, argjentinasi ka qenë sulmuesi më i qëndrueshëm këtë sezon, duke bërë që “katërshja fantastike” të quhet “njëshi fantastik”.
Arbitri i ndeshjes Napoli-Juve, përjashtohet për një muaj
Mauro Bergonzi, arbitri i cili drejtoi ndeshjen mjaft kontroverse të së shtunës në mes Napolit dhe Juventusit, në Sao Paolo, është përjashtuar për një muaj. Bergonzi referoi dy penalti skandaloze për Napolin, të cilat edhe i sollën fitoren prej 3-1 vendasve.
Rasti i parë erdhi në minutën 62, kur rezultati ishte 1-1. Zalayeta hodhi topin në drejtim të Lavezzit, i cili u ndalua nga mbrojtësi i Juves, Giorgio Chiellini, mjaftueshëm sa Bergonzi të akordojë penalti.
Rasti i dytë erdhi tetë minuta më vonë, kur Zalayeta pa u prekur, u rrëzua mbi Gianluigi Buffon, ndërsa Bergonzi sërish mori një vendim shokues duke treguar në pikën e bardhë. Kapiteni i Napolit, Mauro Domizzi, nuk huqi asnjërin prej penaltive për të sjellë edhe fitoren e vendasve.
Emërtuesi i referëve të Ligës Italiane, Pierluigi Collina, ka vendosur të ndëshkojë Bergonzin për paraqitjen tmerruese, duke e përjashtuar për të gjitha ndeshjet e muajit të ardhshëm në Serie A. Megjithëse padia disiplinore ende nuk është ngritur, ka disa të dhëna se video dëshmitë mund të shfrytëzohen për të ndëshkuar Zalayetan për hedhjen e tij në rastin e penaltisë së dytë.
Milan do të kërkojë Ronaldinhon, Drogban dhe Benzeman
Milan e ka caktuar prioritet nënshkrimin me sulmues të klasit të parë, ndërsa Gazzetta dello Sport ka shkruar sot se klubi do të bëjë ofertë për Ronaldinhon, Didier Drogban dhe Karim Benzeman.
Rosonerët kanë një mungesë të theksuar të sulmit për momentin, me vetëm tre sulmues senior në ekipin e parë. Ronaldo ende nuk ka luajtur këtë sezon si rezultat i lëndimit dhe rikthimi i tij në fushë vazhdimisht është ndaluar nga komplikimet. Filippo Iznzaghi ka mbushur 34 vjet dhe ka dështuar të shënojë që nga 18 shtatori, ndërsa Alberto Gilardino, pavarësisht përmirësimit, nuk është i mjaftueshëm.
Ronaldinho, i cili është lidhur disa herë me kalim tek Milan, është sigurisht emri i parë të cilin e përmend Gazzetta. Braziliani nuk ka qenë në formën më të mirë gjatë këtij sezoni dhe besohet se është i pakënaqur.
Lojtari i dytë që lidhet me Milanin, është sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Ai së fundi ka thënë se “asgjë nuk mund të më ndalojë të largohem”, dhe një kalim tek kuqezinjtë mund jetë mjaft i realizueshëm.
Sulmuesi i fundit që renditet në mesin e interesimeve të Milanit është ai i Lyonit, Karim Benzema. 19-vjeçari shihet si një prej sulmuesve më premtues në Evropë, megjithëse Arsenal besohet të jetë favorit për të nënshkruar me të gjatë verës së ardhshme.
|